Bota

Japonia po përjeton nxehtin më të madh në 150 vjetët e fundit

Japonia po përjeton ditët më të nxehta për gati 150 vjet. Nxehtësia e madhe ka detyruar paralajmërime zyrtare për një mungesë të mundshme të energjisë dhe ka çuar në thirrje për njerëzit që të kursejnë energjinë ku është e mundur, shkruan BBC të mërkurën.

Por qeveria ende po i këshillon njerëzit të përdorin ajër të kondicionuar për të shmangur sëmundjet nga nxehtësia pasi rastet e shtrimit në spital rriten për shkak të të nxehtit.

Lexo më shumë  Huliganët serbë rrahin për vdekje vëllain e zv.presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Zyrtarët e motit paralajmërojnë se vapa do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë ulje të mëdha të emetimeve.

Lexo më shumë  Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar “murin kundër dronëve të Rusisë”

Qershori zakonisht konsiderohet sezoni i shirave për Japoninë, por Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA) shpalli fundin e sezonit për Tokion dhe zonat përreth të hënën.

Njoftimi – i cili erdhi 22 ditë më herët se normalja – shënoi fundin më të hershëm të sezonit të shirave që nga viti 1951.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *