Bota

Japonia kërkon hetim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për krimet e luftës në rajonin e Kievit

Japonia ka kërkuar që Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) të hetojë vrasjen e civilëve në rajonin e Kievit nga Rusia si një krim të mundshëm lufte, tha të martën kryeministri i vendit Fumio Kishida.

“Vrasja e këtyre civilëve të pafajshëm është një krim lufte dhe vendi ynë ka kërkuar që Gjykata Penale Ndërkombëtare ta hetojë këtë. Unë besoj se Rusia duhet të mbahet rreptësisht përgjegjëse,” u tha Kishida gazetarëve.

Lexo më shumë  Trump kërcënoi ashpër kryeministren daneze për Grenlandën, biseda telefonike mes tyre shkakton panik në Kopenhagë

Të hënën, Kishida shprehu tronditje dhe shqetësim në përgjigje të “mizorive të tmerrshme” të kryera kundër civilëve ukrainas në qytetin Bucha në periferi të Kievit.

Imazhet e trupave të shpërndara nëpër rrugë në Bucha u shfaqën gjatë fundjavës pas tërheqjes së forcave ruse nga zona, duke bërë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të bëjë thirrje për t’i dhënë fund “krimeve të luftës” ruse. Të mërkurën, presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi se “krime të mëdha lufte” po zbuloheshin në Ukrainë ndërsa forcat ruse po tërhiqen nga zonat përreth Kievit.

Lexo më shumë  Rusia del në mbrojte të Serbisë: “Situata në Ballkan po përkeqësohet. Fajin e kanë SHBA dhe BE, po i bëjnë presion Serbisë"

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *