Bota

Japonia i “jep frymë” tregut ndërkombëtar, lëshon 16 milionë fuçi nga rezervat e naftës

Japonia planifikon të nxjerrë në treg rezervat e naftës për të stabilizuar tregun ndërkombëtar, i cili po kalon një krizë të thellë si pasojë  e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë.

Skynews raporton se Japonia do të lëshojë rreth 16 milionë fuçi rezerva me naftë për ti dhënë “frymë” tregut global.

Lexo më shumë  ShBA gati për sulm ndaj Iranit? Evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

“Stabilizimi i tregut të energjisë është shumë i rëndësishëm dhe ndërsa ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje vendeve prodhuese të naftës (për bashkëpunimin e tyre), Japonia do të bëjë atë që mundet,” tha për gazetarët kryeministri japonez Fumio Kishida.

Joe Biden, presidenti i SHBA, njoftoi javën e kaluar se SHBA do të lëshojnë një milion fuçi në ditë naftë bruto për gjashtë muaj nga Rezervat e Naftës, lëshimi më i madh në historinë e SHBA-ve.

Lexo më shumë  Macroni: Vendimi i Gjykatës Supreme në ShBA për tarifat tregon se ekzistojnë kundërpesha ndaj pushtetit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *