Bota

Japonia dhe Tajlanda me marrëveshje të re për mbrojtje

Liderët e Japonisë dhe Tajlandës kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje të re të mbrojtjes, e po ashtu kanë njoftuar planet për t’i përmirësuar marrëdhëniet ekonomike.

Marrëveshja do të lehtësonte transferimin e pajisjeve dhe teknologjisë së mbrojtjes nga Japonia në Tajlandë, e cila ka një nga ushtritë më të mëdha dhe më të pajisura të rajonit dhe një histori të gjatë lidhjesh me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, raporton CNN të martën.

“Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e mbrojtjes kombëtare dhe mbështetjen e investimeve nga Japonia në këtë aktivitet, i cili është një objektiv i rëndësishëm për Tajlandën”, ka thënë kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha në një deklaratë të përbashkët të lexuar së bashku me kryeministrin japonez, Fumio Kishidan.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Prayuth tha se ai diskutoi përmirësimet në zinxhirët e furnizimit dhe hartimin e një partneriteti ekonomik pesë-vjeçar me Japoninë, investitorin më të madh të Tajlandës.

Azia Juglindore mbetet një fushë beteje midis Shteteve të Bashkuara që është aleat i Japonisë dhe Kinës rivale. Në udhëtimin e tij treditor, Kishida vizitoi edhe Vietnamin e Indonezinë, ku firmat japoneze kanë një prani të madhe.

Kishida diskutoi pushtimin rus të Ukrainës gjatë udhëtimit të tij në Azinë Juglindore, ku vetëm një komb – Singapori – u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës.

Derisa nëntë vende të Azisë Juglindore mbështetën një rezolutë të Kombeve të Bashkuara në mars që dënonte pushtimin, Kishida falënderoi Prayuthin për mbështetjen e Tajlandës.

“Kam rënë dakord me kryeministrin Prayuth që në asnjë rajon nuk duhet të tolerohet shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial, apo ndryshimet e njëanshme të status quo-së me forcë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *