KryesoreLajme

Janet Reineck, amerikania 70-vjeçare që po e promovon vallen shqiptare në botë

Janet Reineck, me origjinë nga Amerika, ka jetuar për disa vite në Kosovë.

Ajo ishte e ftuar sot (e martë) në ‘Ora 7″, ku ka rrëfyer për periudhën e saj në vend dhe për atë se përse mori këtë vendim.

70-vjeçarja tha se për herë të parë ka dëgjuar për vallet e Kosovës në vitin 1980 në Zagreb.

“Në Zagreb në vitin 1980, kam qenë duke shikuar valle të ndryshme të Ballkanit, dhe mu kanë dukur bukur, por kur kam parë grupin e Vitisë aty, thash ‘çka është kjo me surla?’. Ka qenë diçka krejt tjetër, dhe thash, ‘aty do të shkoj’. Aty do të shkoj e të studioj për magjistraturën. Dhe kur kam shkuar në një katund afër Vitisë, çikat aty më kanë pranuar menjëherë në një dasmë. Kam ndejt një javë aty. E kam dit prej atij momenti që ky është vendi im”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Kurti shpjegon aleancën serbo-ruse në takimin me komisioneren e re për zgjerim në BE: Sulmi në Ibër-Lepenc, pjesë e lojërave të Rusisë

Mes tjerash, Janet ka folur edhe se si po ua mëson vallet shqiptare, francezëve.

“Ata janë mësuar me vallet ballkanike, i dinë ritmet e Bullgarisë, Maqedonisë e Greqisë, por kurrë s’i kanë dëgjuar vallet e Kosovës. Në periferi të Francës, në Normandi, kadal-kadal ua kam mësuar vallet e dasmave, valle të thjeshta e deri te më të komplikuarat”, shtoi Reineck.

Rruga Press

Lexo më shumë  Stradner: Serbia përmes narrativës pro-ruse po vepron si një aktor kyç për të nxitur kaos në Ballkan
YouTube player