Uncategorized

“Janë përfshirë në korrupsion të madh”/ Izet Mexhiti i drejtohet Ali Ahmetit dhe Artan Grubit: Shqiptarët vdisnin burgjeve, ata punonin për shpëtimin e Mijallkovit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, ka sulmuar zyrtarin e lartë të BDI-së, Artan Grubin dhe gjykatësin Enver Bexheti që u përfshin në Listën e Zezë Amerikane.

Ai ka deklaruar se do të ketë përgjegjësi dhe iu është drejtuar BDI-së, duke thënë se po punon për të shpëtuar Mijallkovin, ndërsa të dënuarit shqiptarë të proceseve të montuara vazhdojnë të kalben dhe të vdesin në burgje.

Lexo më shumë  Kurti takon kryetaren e qytetit Johnston, thekson aleancën me SHBA-në

“Ndërsa të dënuarit shqiptarë të proceseve të montuara kalben e vdesin në burgje, ata punojnë për shpëtimin e Mijallkovit. Tani është koha për përgjegjësi,” shkroi Mexhiti.

Në një njoftim për media, DASH tha se Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”.

Lexo më shumë  Bislimi: Vuçiqi le t’ua japë autonominë shqiptarëve në tri komuna në jug pasi po i lavdëron autonomitë evropiane
YouTube player