BallinaLajme

Jamballi, bima bishtajore që po përdoret në Azi për të luftuar Covid-19

Jamballi do të ishte kura e re për Covid-19, sipas presidentit të Turkmenistanit, një vend i Azisë Qendrore që pretendon të mos jetë prekur nga pandemia.

“Shkencëtarët në të gjithë botën po hulumtojnë mjete të efektshme për koronavirusin dhe njëri prej tyre mund të jetë rrënja e jamballit,” tha Gurbanguly Berdmuhamedow.

Pa pasur ndonjë provë shkencore për të mbështetur pretendimet e tij, Berdmuhamedow argumenton se “jamballi parandalon zhvillimin e koronavirusit” dhe se “edhe një përqendrim i ulët i një ekstrakti të jamballit ka një efekt neutralizues”.

Lexo më shumë  Fabrika e municionit mund të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës, paralajmëron Maqedonci

Meqenëse Turkmenistani ka rezerva të mjaftueshme të bimës, presidenti ka udhëzuar Akademinë Kombëtare të Shkencave të kryejë studime mbi efektet e pretenduara të dobishme të kësaj bime aromatike.

Por çfarë është Jamballi?

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres. Ka një kërcell të gjatë, me lule të mbledhura dhe rrënjë të fuqishme të drunjta.

Lexo më shumë  Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Emri shkencor i jamballit është Glycyrrhiza dhe ka origjinën nga Greqishtja e lashtë. “Glukos” do të thotë “e ëmbël” ndërsa “riza” do të thotë “rrënjë.”

Mjekësia popullore Aziatike e përdor rrënjën e jamballit për të larguar irritimet e mukusit dhe luftuar inflamacionin. Kjo bimë gjendet edhe në Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player