Lajme

Jakovlevska: Maqedonia ende po udhëheq politikë pro-serbe

Ish-korrespondentja nga Beogradi, Liljana Jakovlevska në emisionin “Click Plus” në TV21 ka theksuar se Maqedonia po mbahet shumë keq në situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, vendi duhet të reagojë si Shqipëria apo Kroacia.

“Duhet të mbajë qëndrim për të gjithë këtë. Mjaft qëndrimi ynë se nëse nuk jemi me serbët do të na ikën çështja shqiptare ose do të jetë kështu apo tjetra. Me një fjalë, Maqedonia ende po udhëheq politikë pro-serbe”, tha Jakovlevska.

Lexo më shumë  Gërvalla takohet me kongresistin Keating, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe ShBA-ve

Sipas saj, vendi është shumë i ndjeshëm ndaj propagandës serbe. “Mbi 75 për qind e lajmeve që hyjnë në Maqedoni janë nga Rusia, të cilat na vijnë përmes Beogradit. Jemi tmerrësisht të ndjeshëm ndaj propagandës serbe si dhe budallallëqeve të tjera që na ofron Vuçiq”, tha Jakovlevska.

Rruga Press

YouTube player