Bota

Ja tema më e rëndësishme e vizitës së Scholzit, Macronit dhe Draghit në Kiev

Shpresat e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian do të jetë temë bisede teksa liderat e Francës, Gjermanisë dhe Italisë po vizitojnë sot Kievin.

Udhëtimi vjen një ditë para se Komisioni Europian të bëjë një rekomandim mbi statusin e Ukrainës si kandidate në BE, raporton BBC.

Ukraina filloi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt, katër ditë pas pushtimit të Rusisë.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Muajin e kaluar presidenti francez Emanuel Macron tha se procesi do të zgjaste disa vite ose dekada.

Macron sugjeroi se Ukraina mund t’i bashkohet një “komuniteti paralel europian” teksa priste një vendim, duke thënë se kjo do të ishte “një mënyrë për të ankoruar vendet që janë gjeografikisht në Europë dhe ndajnë vlerat tona” pa pezulluar kriteret strikte të anëtarësimit në BE për të përshpejtuar aplikimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Macron të enjten tha se Europa duhej të siguronte Ukrainën mbi ambiciet e saj në BE. “Jemi në një pikë kur duhet të dërgojmë sinjale të qarta politike, ne europianët, ndaj Ukrainës dhe popullit të saj kur ajo po reziston heroikisht”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *