Ja sa shqiptarë janë pjesë e Ushtrisë së Ukrainës sipas Putinit
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar statistikat e plota për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainë.
Shifrat që pretendon ministrisa ruse janë publikuar edhe në faqen e “Facebook” të ambasadës ruse në Tiranë.
Nga të dhënat rezulton se luftës në Ukrainë i janë bashkuar 150 shqiptarë, nga të cilët sipas autoriteteve ruse, 42 janë vrarë, 40 janë rikthyer në Shqipëri, ndërkohë që vijojnë të jenë ende në luftë 68 të tjerë.
Ndërkohë, në luftë kanë shkuar edhe 156 shtetas të Kosovës, nga të cilët janë vrarë 61 dhe kthyer 60.
Rruga Press