Lajme

Ja sa qytetarë nga Kosova e vizituan Shqipërinë gjatë qershorit

Gjatë muajit qershor të vitit 2022 numri i qytetarëve nga Kosova që e vizituan Shqipërinë shkoi në thuajse 400 mijë.

Ky muaj konsiderohet i begatë sa i përket pushuesve në bregdetin shqiptar.

Atë e vizituan gjithsejt 1 milion e 360 mijë turistë, apo 45 përqind më shumë se qershori i vitit të kaluar.

880 mijë nga ta ishin turistë të huaj, si gjermanë, polakë etj.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Këta të fundit erdhën kryesisht në gjysmën e dytë të muajit për të pushuar në Shqipëri.

Pjesa më e madhe qëndruan në bregdet, por nuk munguan as vizitorët e maleve dhe qyteteve.

Në 6 muajt e parë të vitit, numri i shtetasve të huajve që erdhën në Shqipëri ishte 2.5 milionë, me rritje 50 përqind në krahasim me vitin 2021.

Në këtë periudhë, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5 apo 6 herë, ndikuar edhe nga emigrantët që kthehen për pushime.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Më këto shifra, pritshmëritë që ky të jetë një vit më i mirë turistik për Shqipërinë po bëhen edhe më konkrete, pasi në krahasim me vitin 2019, numri i vizitorëve është tejkaluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *