Lajme

Ja sa kanë shpenzuar shqiptarët në 4 muajt e fundit për blerjet e makinave

Mbi 15 mijë makina të reja kanë hyrë në qarkullim në Shqipëri, gjatë 4 muajve të parë të 2022. Kryesisht janë importuar të përdorura nga Italia e gjermania. Më shumë se gjysma janë 13-17 vjeçare.

Shqiptarët e kanë të vështirë të ndahen nga makinat, pavarësisht trafikut e çmimeve të karburantit.

Mbi 15 mijë vetura të reja janë regjistruar për herë të parë vetëm gjatë 4 muajve të këtij viti. Mbi 11 mijë janë importuar, kryesisht nga Italia, Gjermania, Zvicra e Belgjika. Vetëm 473 janë blerë të reja.

Lexo më shumë  Nga Bullgaria Kurti udhëtoi në Gjermani, takime në Niedersachsen

Edhe te komisionarët apo shitësit e licencuar, sipas drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor, po ashtu janë blerë më shumë makina të përdorura. megjithatë vetëm nga regjistrimet e reja deri ën prill, shteti ka arkëtuar 3.3 milionë euro

Bie në sy se shqiptarët mbeten fanatikë të naftës. Volkswagen, Mercedez, Audi, Ford, Toyota janë markat që gjenden më së shumti në qarkullim.

Lexo më shumë  Osmani në OKB: Serbia ditë më parë i testoi dronët iranianë në kufi, ky është mesazhi i saj për fqinjët

Problem mbetet fakti se më shumë se gjysma automjeteve në qarkullim janë 13-17 vjeçare. 5% akoma më të vjetra. 40% janë prodhuar nga 2010 e më pas.

Sipas të dhënave zyrtare, makinat mbeten arsyeja kryesore e ndotjes së mjedisit në Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *