Lajme

Ja pse duhet të konsumoni verë shqiptare, Jahaj: Bëhuni fanatikë të produkteve “Made in Albania”

YouTube player

Enri Jahaj kreu u bareve dhe restoranteve në Tiranë ka një mesazh për të gjithë shqiptarët. Ai u bën thirrje shqiptarëve  të mbështesin verën që prodhohet në vendin tonë.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, Jahaj thotë se shqiptarët duhet të mbështesin prodhuesit vendas, në mënyrë që këta të fundit të prodhojnë verë sa më cilësore.

Lexo më shumë  Konjufca për Kadaren: Letërsia shqipe humbi një nga kolosët e saj më të veçantë, ndërsa kultura shqiptare mbeti pa ambasadorin e vet më të shquar

Enri Jahaj: Të konsumoni sa më shumë verë shqiptare. Të gjitha vendet e rajonit, para se të hapin një shishe vere të importit hapin një shishe verë të zonës.

Kjo bëhet për një ekonomi qarkulluese të brendshme. Kjo do të thotë për prodhuesit tanë të prodhojnë sa më shumë verë dhe më cilësore. Hajde të konsumojmë verë shqiptare.

Unë kam parë një statistikë shumë të bukur që ne në vitet 60, 70 kemi qenë në vend të dhjetë për eksport verërash. Pas viteve 90 ky nivel ra sepse ne i kthyem vreshtat në banesa. Hajde të bëhemi fanatikë për verën shqiptare.

T’i japim një dorë ndihmë prodhuesve, të kthehemi atje ku kemi qenë. Ne sot shumica jonë kosnumojmë verëra jo cilësore. Hajde t’i kthehemi prodhimit vendas. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti për Kadaren: Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë
YouTube player