Lajme

Ja pse 1.000 lekëshi dhe 5.000 lekëshi janë prerjet më të falsifikuara në Shqipëri

Aranit Bajri, përgjegjës i qendrës kombëtare të Analizës pranë Bankës së Shqipërisë tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se kartëmonedhat me prerje 1000  dhe 5000 lekë janë më të falsifikuarat në Shqipëri.

Eksperti shpjegoi se falsifikimi kartëmonedhave shqiptare janë të nivelit mediokër dhe me pak vëmendje nga publiku mund të dallohet.

“Situata e falsifikimit në vendin tonë nuk është problematike. Ky vit ka qenë në minimumin e vet historik. Sa i përket strukturës, kartëmonedhat më të falsifikueshme në Shqipëri janë 1 mijë dhe 5 mijë lekëshi. Problemi nuk është nëse falsifikohen, por sa të ngjashme janë me të vërtetat. Nga analiza jonë falsifikimet për kartëmonedhat shqiptare janë të nivelit mediokër, me pak vëmendje nga publiku mund të dallohen”, tha eksperti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *