Lajme

Ja për çfarë do të falsë Vjosa Osmani në Samitin për Demokracinë organizuar nga SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajnë ditën e sotme një takim virtual, pra me anë të videos, Samitin për Demokracinë, ku mes qindra vendeve, e ftuar është edhe Kosova.

Ftesa është publikuar disa javë më parë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sot presidenca ka bërë të ditura temat për të cilën Osmani do të flasë në samit  dhe një ndër temat është fusha e sundimit të Ligjit në Kosovë. Presidentja do të flasë gjithashtu për luftën e përbashkët ndaj autokracive dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Fjalimi i Osmanit pritet të fillojë në orën 16:00.

Lexo më shumë  Investigimi i La7/ Trajtimi çnjerëzor i emigrantëve në qendrat e Italisë dhe dyshimet për Shqipërinë

“Hapja e Samitit do të bëhet nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ndërkaq Presidentja Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve”, bën të ditur Presidenca.

Presidenti Biden ka mbledhur shumicën e qeverive të botës për të adresuar sfidat me të cilat përballen demokracitë, të tilla si mbrojtja e lirisë së internetit, reduktimi i keqpërdorimit të teknologjisë së mbikëqyrjes, luftimi i dezinformimit dhe mbrojtja e sundimit të ligjit.

Lexo më shumë  Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit

Grupet e shoqërisë civile nga shumë vende do të jenë gjithashtu atje, sepse ato janë kritike për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse.

Të gjitha qeveritë pjesëmarrëse do të marrin angazhime konkrete drejt tre qëllimeve: kundër autoritarizmit, luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *