Sport

Ja milionat që kërkon Chelsea për transferimin e Brojës

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, është një emër shumë i përfolur këtë merkato. Pas paraqitjeve të mira që dha për Sauthemptonin sezonin që lamë pas, shumë klube angleze janë gati që të blejnë përfundimisht kartonin e 20-vjeçarit nga Çelsi.

Sulmuesi shqiptar pritet që këtë javë të bashkohet me skuadrën e Çelsit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ekipi po kryen fazën përgatitore. Aty pritet që Broja të diskutojë dhe të ardhmen me trajnerin Tuhel, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e “Bluve” ose jo.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Uest Hem, Njukasëll, Everton dhe Notinghem janë klubet angleze që deri tani kanë shfaqur një interes konkret për shqiptarin e talentuar.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, Uest Hem pritet që të dërgojë një ofertë zyrtare drejt Çelsit për Brojën brenda 72 orëve të ardhshme, ndërsa nga ana tjetër, trajneri Tomas Tuhel kërkon një shumë prej 30 milionë paundësh për të.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

U duk se për Brojën mund të kishte një mundësi të mirë që të luftonte për një vend në skuadër, pasi klubi nxori në shitje tre lojtarë të repartit të sulmit, që janë: Verner, Pulisiç dhe Zijeh, por duket se ardhja e Rahim Sterling mund t’i prishë punë shqiptarit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *