Bota

Ja ku janë vendosur forcat e NATO-s dhe SHBA-së në Evropën Lindore

Kërcënimi i një pushtimi rus të Ukrainës i ka dhënë rëndësi të shtuar mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO në të gjithë Evropën Lindore.

NATO ka katër grupe beteje shumëkombëshe me madhësi batalioni në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, të cilët kriterë bazë kanë alternimin.

Secili batalion udhëhiqet nga Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania ose SHBA.

Aleanca(NATO) është shprehur muajin e kaluar se katër grupe janë ‘forca të fuqishme dhe të gatshme për luftë’.

Sekretari i Përgjithshëm i saj Jens Stoltenberg është shprehur gjithashtu se është i përgatitur të përforcojë me shpejtësi praninë e forcave luftarake.

Lexo më shumë  Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak

SHBA ka bazat e veta në Lituani dhe Rumani dhe një pjesë në Poloni.

Presidenti Joe Biden miratoi zyrtarisht javën e kaluar vendosjen e 3000 trupave të tjera amerikane në Poloni, Gjermani dhe Rumani dhe 8500 personel të tjerë në gatishmëri të shtuar.

NATO nuk ka trupa në Ukrainë dhe nuk janë njoftuar plane për të dërguar trupa nga aleanca në vend.

Lexo më shumë  Provokoi protesta dhe përleshje në parlament – Borrell denoncon ‘ligjin rus’ të Gjeorgjisë dhe kërkon tërheqjen e tij

Megjithëse Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, aleanca ofron këshilla në nivel strategjik për vendin dhe e ka përshkruar marrëdhënien si  si “një nga partneritetet më thelbësore të NATO-s”.

Asete të tjera në dispozicion të NATO-s në rajon përfshijnë një sistem të mbrojtjes raketore në Rumani, i projektuar për të “zbuluar, gjurmuar, përfshirë dhe shkatërruar” raketat balistike në atmosferë. 

Një strukturë e ngjashme në Poloni do të bëhet funksionale këtë vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *