Bota

Ja kërkoi edhe Parlamenti, klubi i Premier Ligës shkëputet nga “njeriu i Putinit”

Klubi i Everton ka bërë të ditur sot se ka ndërprerë të gjitha lidhjet me kompanitë ruse që e sponsorizojnë me efekt të menjëhershëm, si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Kompanitë “USM”, “Megafon” dhe “Yota’, janë të gjitha nën pronësinë e Alisher Usmanov, një prej njerëzve të afërt të Putin, i cili u përfshi në listën e oligarkëve ndaj të cilëve BE vendosi sanksione pak ditë më parë.

“USM” sponsorizonte terrenet stërvitore të Evertonit, ndërsa “Megafon” ishte sponsor kryesor në fanellat e ekipit të femrave dhe kishte një reklame gjigante në pjesën e jashtme të stadiumit. Megjithatë, pronari kryesor i klubit mbetet Farhad Moshiri me 49,9% të aksioneve. Ai është një prej partnerëve kryesorë të biznesit të Usmanov.

Lexo më shumë  Për herë të parë në histori, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka ndërtuar një çështje ndaj abuzimit të grave dhe vajzave

“Situata tragjike duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe çdo humbje jete duhet të shmanget”, shkruante klubi I Everton në lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit. Në këtë klub luan një prej futbollistëve ukrainas të cilët nuk kanë ngurruar që të flasin hapur kundër luftës, Vitali Mykolenko. Ky i fundit me një postim në rrjetet sociale akuzoi kapitenin e Rusisë, Artem Dxhyba, se nuk po fliste në këtë moment ku solidariteti duhej të ishte parësor.

“Ti po rri i urtë ku*vë, me shokët e tu të skuadrës. Civilë paqësore po vriten në Ukrainë. Do të mbeteni të mbyllur në bodrumet tuaja për pjesën tjetër të jetës dhe unë do të isha shumë i lumtur për një gjë të tillë”, ishin fjalët e Mykolenko.

Ndërprerja e marrëdhënieve të Evertonit me sponsorët rusë u kërkua në ditët e fundit edhe në parlamentin britanik, ku u bë e qartë se të gjithë klubet që sponsorizoheshin nga oligarkët, duhej të ndalnin menjëherë çdo lloj bashkëpunimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *