Opinion/Aktualitet

Ja CV-ja e kandidatit për President të FSHF-së, Shako-Shakaxhiut. Zgjidheni në krye, futeni në burg; si të doni

Nga Adriatik Riza Dosti, gazetar sportiv

Une po ua bej publike. Ju lexojeni, vleresojeni ose jo, e pastaj, ne daçi, zgjidheni Shakon ne krye te FSHF-se e te futbollit shqiptar! Ne daçi abandonojeni, e nese doni futeni edhe ne burg!

Me origjine eshte nga Vlora dhe eshte i biri i ish-funksionarit te larte te ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise ne kohen e diktatures, Mikado Shakohoxhes.

Ka kryer studimet ne ILKF me te njejtin nivel e me te njejtat nota si ish-ministrja e Arsimit e sot kryetarja e Parlamentit te Shqiperise, Lindita Nikolla, ku mesatarja 5.5 ishte nje lloj mbajtje me hater. Kulmi eshte se e mbaroi ILKF-ne pa u profilizuar ne asnje lloj sporti e pa punuar kerkundi as edhe 1 ore te vetme, qofte edhe si mesues i Edukimit Fizik! Kaq i paafte hyri e doli nga ajo shkolle.

Ishte studenti me i trashe qe kam hasur ne jeten time dhe ne e kalonim vetem fale nderyrjeve te vazhdueshme ”miqesore” qe bente tek ne i ati, me tregonte vite perpara per Shakon, i pa harruari Mico Papadhopulli, nje nga pedagoget e tij.

Aksidentalisht ,njeriun qe se lidhte kerkundi asgje me sportin, pervecse diploma qe kish marre ne ILKF, miku e kolegu im i mire e shume i hershem Lirim Zalla e afron ne RTVSH, e ketu nis edhe aventura e shakaxhiut te sportit shqiptar.

Ehhhh mor Lirim djali, c’dem te pallogaritshem, pa dashjen tende, i ke bere sportit shqiptar, sa nuk ka zot qe te ta fale mekatin “Shako”!

Nis e komenton pa pasur fare haber nga futbolli e as nga ndonje sport tjeter, pa lexuar kurre nje liber sportiv, pa pasur ne biblioteken e tij te shtepise kurre nje botim sportiv, pa shfletuar nje reviste sportive. Dhe fal ketij inventari te munguar njerezor e profesional keput mufka e budallalleqe pa fund gjate komenteve te tij dhe njerezit dhiten gazit, se dynjaja gallate do. Nderkohe qe ketij koqes se lindur i dukej se fale traplliqeve qe nxirrte nga goja behej perdite e me interesant e me i dashur per publikun.

Dhe besojeni ose jo, Shako – shakaxhiu, qe sot kerkon te behet President i futbollit shqiptar, kurre ne jeten e tij nuk ka shkruar e publikuar qofte edhe nje shkrim profesional sportiv futbollistik, nje analize, koment a opinion. Lere pastaj te guxosh e te thuash ndonje liber a botim special dedikuar sportit, qe ti rregullonte te pakten disi CV-ne, e jo per ndonje gje tjeter ore, joooo.

I hyn arkivit sportiv te RTVSH dhe ben kerdine ne te. E vjedh, e bastis dhe e degjeneron duke ju shitur lojtareve shqiptare, qe asokohe, behet fjale per fillim vitet ’90, kerkonin fatin e tyre jashte Shqiperise me kaseta video. I shet me cmime qe nisen me 50 marka e perfunduan me 1.500.

Largohet nga RTVSH e fillon pune si i preferuari i A.Takajt ne TV Arberia. Edhe ketu vazhdon zanatin. Nis e ju ve gjoba atyre qe ftonte ne studion e vet sportive. Vazhdon e shet video – kaseta, sulmon kundershtaret e tij permes emisionit te tij sportiv, dhe ben mish – mash me poshtersite e veta nje dynja te tere.

Me pas puqet me tipin e perngjashem te sapoardhur ne futbollin shqiptar, Armando Duken, me te cilin rrugeton per disa vjet duke bere se bashke dhjetera matrapazlliqe e xhambazlliqe ne kurriz te futbollit shqiptar, saqe edhe po te tregohen ne origjinal e ashtu sic kane ndodhur veshtire te besohen dot.

Ne Digitalb, ku aksioneri kryesor ishte Armandua, shef i madh na emerohet pikerisht Shakua, dhe jo rastesisht. Nisin dhe ne Supersport telenovelat shijakso-vlonjate Duka – Shako.

Shako, shef i Supersportit, por Shako edhe ”shkuesi” i lojtareve qe kerkonin te vishnin fanellen e Kombetares se Shqiperise. Mjafton vetem rrefimi publik i Xherdan Shaqirit ne “Swiss sport zeitung” per parate qe i kerkoj Shakua me porosi nga Bossi i madh i FSHF dhe no comment.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Pa harruar edhe Shakon pelivan, qe Duka e emeroi edhe si menaxher te disa lojtareve te kombetares se Shqiperise; pa harruar edhe poshtersite pa fund qe Shako – Shefi i Supersportit beri nder vite ndaj kolegeve e vartesve te tij aty ku punoi se bashku me ta.

Dhe nisin edhe udhetimet e mjaltit Shako – Duka, sa ne Barcelone e Rome aq edhe ne Moske e Xhamite e Teheranit.

Na shfaqet Shakua edhe ne nje foto me tre ushtare serbe e me tre gishtat lart ne Beograd, nderkohe qe vetem 1 ore perpara futbollistet e kombetares se Shqiperise kishin pare vdekjen me sy, vetem nja 200 metra me larg, ne ate stadium fashisto-serb, me 14 tetor te 2014-es.

E nis ky fare Shakoje edhe ca emisione ”patriotike” me ballist Morinen, qe nga patriot na e shnderron ne Vincier, e nga Hero e con ne arrest e ne person te shume kerkuar, duke ja rrezikuar jeten shume seriozisht.

E na shfaqet serisht Shakua si njeri nga triumfatoret e France 2016. Dhe si lab tipik qe eshte, ne vendin e pare te autobuzit dy-katesh qe shetit kombetaren tone neper Tirane, ulet ai e kerkush tjeter. Kete vend Shakua nuk ja leshon as Dukes, as De Biazit e as kapitenit Lorik Cana, duke e permbyllur triumfin e tij Shako-labi me nje Plis ne koke dhe duke uleritur ne mikrofon ne shkallet e UT – “kush s’kercen nuk eshte shqiptar o hej, o hej”. Me shume hidhej perpjete Shakua se sa Sadiku qe kish shenuar te vetmin e te parin gol kuq e zi per Shqiperine ne nje europian…

E vjen nje dite qe miqte e ortaket per koke, qe c’nuk kishin bere ne kurriz te futbollit shqiptar e ne favor te xhepave te tyre per disa vite me radhe, Duka e Shakua prishen, zihen, sherrosen e divorcohen. Por edhe te dy ama ruhen fort qe te mos i nxjerrin njeri tjetrit te pa larat ne pazar! Se, atehere, hajde gjeje, po deshe, vazhdimin e fillit te historive te pista pa fund te tyre.

Dhe na kthehet Shakua tek gjaku i te pareve te tij e i familjes se tij, e hop na behet mik per koke me vellezerit Rama: Edin & Olsin. Por behet mik edhe me Erion Veliajn, Bracen, Finon, Prodanin, Demin etj etj. Te gjithe keta te njohur minimumi si armiq te betuar e kundershtare te eger te Armando Dukes, qe c’nuk bejne per ta rrezuar nga froni e per ti marre FSHF-ne.

Dhe na shfaqet Shakua ne komentet e tij si nje tifoz i cmendur i Partizanit te tyre, aq sa kur luan Tirana – Partizani ju thote shikuesve te Supersportit te tij se dihet kush do fitoje sot, pasi partizanet gjithmone i kane mundur gjermanet, e kete ma konfirmoj edhe kryeministri Rama teksa vinte ne stadium per te pare kete ndeshje!!!

E na uleret e na perlotet Shakua kur u inagurua Air Albania, saqe ne mospermbajtje e siper na thote publikisht – e shikoni kete stadium, me i miri ne Europe eshte. Dhe kete enderr na e beri realietet vetem nje burre i madh kombi si Edi Rama e kerkush tjeter!!! O zot, cfare stadiumi e cfare fushe… vazhdon torollaku ne mikrofon. Kur edhe bufi e pa qe ajo vetem fushe futbolli nuk ishte.

Nderkohe, ne fushe e prane pankines se Partizanit, shfaqet Olsi. Ketu Shakua e humbet fare dhe vendos ta shkrije talentin e tij duke bertitur – hej, o njerez, mbani frymen! Shikoni se ç’po ndodh sot ketu! Partizanin do ta drejtoje ne kete ndeshje kunder rivaleve te tij te perhershem nje gjeni i sportit, nje vizionar, nje keshtu e nje ashtu etj etj. Dora vete, Drejtori i tij teknik Olsi Rama. Ja, pra, qe edhe prej tij, futbolli eshte loja me e bukur ne bote!!!

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

E pas kesaj na del Shakua e na ben nje deklarate se ka vendosur te ndahet perfundimisht nga sporti e do ti hyje nje lloj zanati tjeter. Dhe ja tek ben publik faktin se eshte CEO ne krye te nje shoqerie fluturimesh ajrore!!! Pra, nga Toka ne Ajer, pelivani Shako.

Dhe, jo rastesisht, ne inagurimin e Aeroportit te Kukesit, ne radhen e pare te te ftuarve personale te Rames, ja tek na shfaqet i ulur edhe ”Piloti” i ri Shakohoxha.

E sakaq shqiptareve besoj se ju ka ardhur ne maje te hundes Shakua çmendarak teksa ju del neper ekranet e TV-ve shqipfolese here si maniak veshjesh e xhinsesh, here si kapiten jahti qe rrefen historira komike, here si shperndares picash qe te lene goje hapur, here si peshkatar diku andej nga Himara e here si amvise e guzhinier kladi qe e qan rizzoton italiane etj etj. Ndaj, dhe te gjithe, jo me kot, e therrasin Shako – shakaxhiu.

Dhe kur me ”veshtiresi” tha se u shkeput nga futbolli pasi transmetoi edhe nja 5-6 ndeshje nga europiani i vjetshem, e te gjithe po prisnin Shakon pilot a shef i atyre qe pilotojne a sigurojne kompanite ajrore te fluturimeve, ja tek na shfaqet perseri Shako-shakaxhiu prane futbollit.

E kete radhe e ka zene fort inati me ish-bosin e tij te djeshem, Armandon. Dhe ka vendosur ta sfidoje e ta konkuroje per kreun e FSHF-se, per postin e Presidentit te futbollit shqiptar, ne zgjedhjet e 2 marsit 2022.

A keshtu i thote mendja e tij debile e me nja 30 vjet vonese ne gjykim? A e kane shtyre e futur te tjeret qofte edhe per gallate? A deri ne kete fare derexheje eshte katandisur futbolli yne kombetar, saqe arrin edhe Shakua te pretendoje per te qene si drejtues ne krye te tij? Hajde gjeje po deshe!

Ndaj, ruani mendjen e kokes, o milet! Veçmas, ju pjesa sportive dhe komuniteti i futbollit tone, se, sipas meje, nuk gaboj hic fare, me mire do ishte ta linit futbollin tone e FSHF-ne pa drejtues e pa president, sesa te votonit ne krye te tij nje te marre te lindur, qe edhe dy jete te kete, kurren e kurres nuk ka per te pasur dot as nje cerek mendjeje sagllam!

Ka edhe shume historira, aventura por edhe pislliqe e poshtersira pa fund CV-ja e Shako -shakaxhiut. Teksa mu kujtuan keshtu flash, tek e pashe mbreme ne debatin e tij histerik e me nivel zero te Procesi Sportiv, aq sa arriti t’i thote mikut e kolegut tim te mire e te hershem, e njerit prej gazetareve sportive me te mire te vendit, e nder me profesionistet e ketij zanati, Gezim Sinematit, se une s’kam punuar kurre per Duken por kam qene Shef, madje edhe Shefi yt!

hahaha, sa qesha. Dhe jam mese i sigurt, dhe e di fort mire se si do jete ndjere Sinemati ne ato momente, sepse une e Sinemati e kemi nisur se bashku rrugetimin tone ne gazetarine sportive, te pakten qe nga fillimi i viteve ’80, pikerisht atehere kur i ati i Shakos, Mikadua me emer japonez, e mesonte Dritanin e vogel lab me shall pionieri te kuq ne qafe se si te nderonte edhe me grushtin lart, e te bertiste neper shtepi – Parti – Enver jemi gati kurdohere!

Ruajna zot nga te marret! E megjithate, jeta vazhdon te jete e bukur dhe interesante, se nderthuret edhe me budallenj te tille qe ja prishin disi ritmin e monotonine e zakonshme rutine, teksa te hyjne tangent e te kalojne prej shalesh, siç themi ne gjuhen e futbollit, tipa te tille, ja, pikerisht keshtu, si puna e ketij shakaxhiut Shakohoxha.

Zot, o Zot, mbaj doren! Sidomos mendjen Shakos. Please! Se te tjerat rregullohen. Ok?

Rruga Press

YouTube player