BallinaKuriozitete

Ja cili është postimi i vitit 2020 në Instagram, ka marrë më shumë pëlqime

Një foto që Cristiano Ronaldo postoi pas vdekjes së Diego Armando Maradonës u shpall si postimi me më shumë “likes” e komente në Instagram për 2020-n nga Billboard.

Postimi daton në muajin nëntor dhe ky dedikim mban 19.7 milion pëlqime dhe 154 mijë komente.

‘Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruhet në postimin e yllit portugez.

Në vendin e dytë në renditjen e postimeve më të pëlqyera të vitit 2020 në Instagram është njoftimi për vdekjen e Chadwick Boseman me 19.1 milion pëlqime.

Në vendin e tretë sërish një homazh për Diego Armando Maradonën këtë radhë nga Leo Messi. Postimi i tij grumbulloi 16.4 milion pëlqime.

Kylie Jenner ka arritur të triumfojë me disa postime në vendin e katërt, të shtatë, të tetë dhe të dhjetë.

Rruga Press

YouTube player