ArgumentKryesore

Ja artikulli i Ministrisë së Jashtme të Serbisë për bashkëpunimin me gruan e Gabriel Escobarit

Nëse na habit vërtet qëndrimi thuajse mospërfillës ndaj ekzistencës së faktorit shqiptar në rajon nga ana e Gabriel Escobarit, e na habit edhe më shumë se si ka mundësi që i dërguari i ShBA-së të bëj një presion aq të jashtëzakonshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, kur gjithkush e di se ky asociacion një-etnik do të thotë ardhje graduale e Republika Serpskas në Kosovë, atëherë një përgjigje ndoshta mund ta imagjinojmë nisur nga artikulli i datës 22 tetor 2022, në websit-in e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Në atë artikull lajmërues të ministrisë serbe, të cilin e kemi përkthyer dhe gjendet më poshtë, shohim se gruaja e z. Escobar, që njihet për afërsinë shpirtërore me Beogradin, e cila ka jetuar aty, ka organizuar një ekspozitë ku promovohen artisë serbë dhe arti serb. Ky eveniment ishte rezultat i nismës së Elisabeth Escobar (gruaja e Gabriel Escobar) dhe Art For Gallery (nga Beogradi), në bashkëpunim me Ambasadën e Serbisë në SHBA dhe qendrën “Anacostia”.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Nëse i shoqi Gabriel ka po të njëjtin “bashkëpunim” me institucionet serbe si e shoqja Elisabeth, do të kishim të bëjmë me një skandal diplomatik, ku politika e jashtme e ShBA-së do të dilte se në raport me Kosovën dhe Serbinë drejtohet nga thjesht një serbofili e një apo dy personave, (apo mos ndoshta edhe diç më shumë se thjesht serbofili?!) dhe jo nga një plan afatëgjat të mirëmenduar shtetëror, që e merr parasysh historinë, politikën dhe gjeopolitikën.

Me siguri që gjërat do të duken ashtu siç janë në të vërtetë pas disa kohësh. Tani për tani po ju paraqesim më poshtë artikullin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë të datës 22 tetor 2022:

Ambasada e Republikës së Serbisë në Uashington dhe Qendra e Arteve Anacostia, në bashkëpunim me Art For All Gallery nga Beogradi, morën pjesë së bashku në projektin Finding A Way.

Projekti është rezultat i nismës së Art For All Gallery dhe Elisabeth Escobar, gruaja e Gabriel Escobar, Zëvendës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe I Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor, e cila u bë një tifoze e madhe e artit serb gjatë qëndrimit të saj në Beograd.

Ekspozita e veprave të nëntë artistëve serbë bashkëkohor u hap zyrtarisht më 20 tetor në Qendrën e Arteve Anacostia dhe do të qëndrojë e hapur deri më 5 nëntor.

Ekspozita grupore synon të paraqesë skenën e artit bashkëkohor serb dhe të tregojë stilin origjinal të secilit nga artistët që i dhanë një shprehje të veçantë artit bashkëkohor serb në pjesën e dytë të shekullit të XX dhe fillimin e shekullit të XXI.

Andon Sapundži, Zëvendëskryetari i Misionit, Marija Milošević, pronari i Art For All Gallery, kuratorja e ekspozitës Finding A Way, si dhe Elisabeth Escobar, folën për pjesëmarrësit.

Tekstin origjinal e gjeni në website-in e Ministrisë së Jashtme të Serbisë (Kliko këtu).

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *