Bota

Izraelitët publikojnë pamjet – tregojnë momentin “e hedhjes në erë të shtëpisë së liderit të Hamasit”

Forcat izraelite kanë shpërndarë disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e shkatërrimit të shtëpisë së njeriut që supozohet se është “personi që drejtoi sulmin më 7 tetor”.

Dhe pamjet vijnë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë së Izraelit (ISA) kishin thënë se kanë vrarë një komandant të Hamasit në një operacion të përbashkët.

Të dy agjencitë thanë se militanti ishte Nasim Abu Ajina – komandanti i Batalionit Beir Lahia të Hamasit, shkruajnë mediat e huaja.

Ata pretenduan se përveçse “drejtoi masakrën më 7 tetor në Kibbutz Erez dhe Moshav Netiv HaAsara”, ai gjithashtu mori pjesë në zhvillimin e dronëve dhe paraglajderëve për Hamasin.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Me këtë është vlerësuar se “janë dëmtuar ndjeshëm përpjekjet e organizatës terroriste Hamas për të penguar aktivitetet tokësore të IDF-së”.

YouTube player

Ndryshe, luftëtarët e Hamasit vranë qindra izraelitë ndërsa u futën në jug të vendit më 7 tetor dhe morën peng më shumë se 200 njerëz.

Që atëherë, Izraeli është përgjigjur duke bombarduar Gazën me sulme ajrore, duke kryer operacione tokësore dhe duke bllokuar furnizimet jetike nga hyrja në rajon.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Dhe numri i të vdekurve palestinezë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 8.000 – sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rruga Press

YouTube player