Bota

Izraeli vret liderin politik të Hamasit

Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran.

Garda Revolucionare e Iranit tha se Haniyeh dhe një nga truprojat e tij u “vranë” në kryeqytetin Teheran, njoftuan mediat shtetërore iraniane, shkruan Sky News.

Në një deklaratë, Hamasi tha se ai u vra në “një sulm të pabesë sionist në rezidencën e tij në Teheran”.

Vrasja është një “akt frikacak që nuk do të mbetet i pandëshkuar”, citoi televizioni Al-Aqsa i drejtuar nga Hamasi, të ketë thënë zyrtari i lartë i Hamasit, Moussa Abu Marzouk.

Haniyeh ishte në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të vendit, Masoud Pezeshkian.

Garda Revolucionare tha se shkaku i vdekjes së tij ishte nën hetim dhe do të njoftohej së shpejti.

Lexo më shumë  Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Hamasi më vonë tha se Haniyeh u vra në një sulm ajror dhe fajësoi Izraelin.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për vdekjen, por Izraeli ishte zotuar të vriste Haniyeh dhe udhëheqës të tjerë të Hamasit pasi grupi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Më shumë se 39,360 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 90,900 të plagosur që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka dënuar vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, sipas agjencisë së lajmeve WAFA.

Lexo më shumë  Rusia vijon persekutimet, burg për avokatët e Navalny

“Presidenti i Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas dënoi ashpër vrasjen e kreut të lëvizjes Hamas, liderit të madh Ismail Haniyeh dhe e konsideroi atë një akt frikacak dhe një zhvillim të rrezikshëm. Shkëlqesia e tij u bëri thirrje masave dhe forcave të popullit tonë që të bashkohen, të jenë të durueshëm dhe të palëkundur përballë pushtimit izraelit”, raporton WAFA.

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Husein Al-Sheikh, gjithashtu denoncoi vrasjen në një deklaratë të veçantë.

“Ne dënojmë me forcë vrasjen e kreut të Byrosë Politike, liderit kombëtar, Ismail Haniyeh. Ne e konsiderojmë një akt frikacak, kjo na shtyn të qëndrojmë më të palëkundur përballë okupimit dhe domosdoshmërisë për të arritur unitetin e forcave dhe fraksioneve palestineze”, tha ai.

YouTube player