Bota

Izraeli thotë se pengjet nuk lirohen para së premtes

Tzachi Hanegbi, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, ka thënë se pengjet izraelitë nuk do të lirohen nga Hamasi përpara të premtes.

“Negociatat për lirimin e pengjeve po përparojnë dhe vazhdojnë gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit izraelit.

Natën e kaluar u njoftua se Izraeli dhe Hamasi kishin arritur një marrëveshje për shkëmbimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza, në një pauzë katër-ditore luftimesh, raportoi BBC. 

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Marrëveshja do të lirojë gjithashtu 150 gra dhe fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe lejon rritje të ndihmave humanitare në Gaza.

Kabineti qeveritar i Izraelit ka aprovuar marrëveshjen në orët e hershme të së mërkurës, pas një mbledhje gjashtëorëshe që nisi në mbrëmjen e të martës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, para fillimit të takimit të kabinetit qeveritar tha se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë pas lirimit të pengjeve.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

“Ne jemi në luftë dhe do ta vazhdojmë luftën. Do të vazhdojmë derisa t’i arrijmë synimet tona”, ka thënë Netanyahu.

Izraeli ka publikuar një listë me 300 të burgosur palestinezë që mund të lirohen me marrëveshjen e arritur. Fillimisht do të lirohen vetëm 150 prej tyre.

Ministria e Drejtësisë e Izraelit ka thënë se shumica janë të moshave 17 apo 18 vjet. Dhe se 274 nga 300 janë meshkuj.

Rruga Press

YouTube player