Izraeli sulmon bazën në Liban, Katari merr rolin e negociatorit. Reagon Hamasi
Ministria e Jashtme e Katarit ka konfirmuar se po përpiqet të ndërmjetësojë mes Hamasit dhe zyrtarëve izraelitë.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zëdhënës tha se negociatat – përfshirë një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve – kanë vazhduar që nga mbrëmja e së shtunës dhe po “ecin pozitivisht”.
“Prioritetet tona janë t’i japim fund gjakderdhjes, të lirojmë të burgosurit dhe të sigurohemi që konflikti të frenohet pa përhapje rajonale,” tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari.
Numri i pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza mbetet i paqartë, por besohet gjerësisht se Hamasi rrëmbetu mbi 130 gra, fëmijë, të moshuar dhe ushtarë.
Hamasi ka thënë se nuk është i hapur për të negociuar një shkëmbim të burgosurish, sipas zëdhënësit Hossam Badran, i cili foli për agjencinë e lajmeve AFP.
Ushtria izraelite thotë se ka vendosur helikopterë për të sulmuar objektivat brenda Libanit.
Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale tregon një bazë vëzhgimi të Hezbollahut duke u bombarduar.
Më herët IDF tha se kishte vrarë të paktën dy persona të armatosur që kaluan nga Libani në Izrael.
Rruga Press