Izraeli shpall ‘non grata’ presidentin e Brazilit, Netanyahu: Banalizoi i Holokaustit
Izraeli e ka shpallur presidentin e Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, “persona non grata” për komentet e tij në të cilat ai akuzoi Izraelin për kryerjen e një gjenocidi në Gaza, të cilin ai e krahasoi me veprimet e Adolf Hitlerit dhe Holokaustit.
Pasi thirri ambasadorin e Brazilit, ministri i jashtëm i Izraelit, Israel Katz, lëshoi një deklaratë duke thënë:
“Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të falim. Është një sulm serioz antisemitik. Në emrin tim dhe në emrin e qytetarëve të Izraelit, thuaji presidentit Lula se ai është persona non grata në Izrael derisa të tërheqë deklaratën”.
Në fundjavë, presidenti i Brazilit tha se ajo që po ndodhte në Gaza dhe popullit palestinz nuk është parë në asnjë moment tjetër në histori. Në fakt, ndodhi kur Hitleri vendosi të vriste hebrenjtë. Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një luftë, është një gjenocid.
Nuk është një luftë ushtarësh kundër ushtarëve. Është një luftë mes një ushtrie shumë të përgatitur dhe grave e fëmijëve.”
Benjamin Netanyahu i cilësoi fjalët si “të turpshme dhe alarmante” dhe “një banalizim të Holokaustit”.
Sot në mëngjes, ministria e shëndetësisë në Gaza raportoi se mbi 29,000 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 69,000 janë plagosur si rezultat i aksionit ushtarak të Izraelit brenda Rripit të Gazës.
Rruga Press