Bota

Izraeli bombardon Rafahun pavarësisht vendimit të GJND-së

Izraeli e ka bombarduar Rripin e Gazës, përfshirë Rafahun të shtunën, pavarësisht urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që shteti të “ndalojë menjëherë” ofensivën e tij ushtarake në qytetin jugor, raporton Agence France Presse (AFP).

Gjykata me bazë në Hagë të Holandës, urdhrat e të cilit janë ligjërisht të detyrueshëm, por i mungojnë mekanizmat e drejtpërdrejtë të zbatimit, e ka udhëzuar po ashtu Izraelin që ta mbajë të hapur kalimin kufitar ndërmjet Rafahut dhe Egjiptit, të cilin Izraeli e ka mbyllur para se të dërgonte trupat dhe tanket për të nisur ofensivën ushtarake atje.

Lexo më shumë  Scholz: Jam i shqetësuar për zgjedhjet në Francë

Izraeli nuk ka dhënë ndonjë shenjë se po përgatitet për të ndryshuar veprimet në Rafah, duke insistuar se gjykata kishte gabuar.

Pavarësisht vendimit të GJND-së, Izraeli ka kryer sulme në Rripin e Gazës të shtunën në mëngjes, derisa luftimet janë rritur ndërmjet ushtrisë dhe krahut të armatosur të Hamasit. 

Dëshmitarët palestinezët dhe ekipet e AFP-së kane raportuar për sulmet izraelite në Rafah dhe në qendër të qytetit Deir al-Balah.

“Ne shpresojmë se vendimi i gjykatës do të bëjë presion ndaj Izraelit që ta përfundojë këtë luftë, sepse nuk ka mbetur asgjë tjetër këtu”, ka thënë Oum Mohammad al-Ashqa, një grua palestineze nga qyteti i Gazës, e zhvendosur në Deir al-Balah për AFP-në. 

Lexo më shumë  Një tjetër goditje në luftë, Ukraina shkatërron bazën ruse të dronëve

Sipas saj, Izraeli është një shtet që e “konsideron veten mbi ligjin”.

Në vendimin e saj, GJND-ja thotë se Izraeli “duhet ta ndalë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe aksionet e tjera në Rafah, të cilat mund t’i shkaktojnë grupit palestinez në Gaza kushte jetese që mund të sjellin shkatërrimin e tij fizik tërësisht ose pjesërisht”.

Rruga Press

YouTube player