Bota

Izolohet në burgun më brutal, gazetari që guxoi të denonconte “regjimin vrasës” të Putinit

Herën e fundit që Vladimir Kara-Murza u shfaq në publik ishte me uniformën e burgut në një ekran televizori nga gjykata, teksa vlerësonte rusët që si ai, kundërshtonin luftën në Ukrainë.

Ai po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për kritikat ndaj Kremlinit. Por gruaja e disidentit thotë për CNN se bashkëshorti ishte zhvendosur në mënyrë të papritur në një prej kolonive penale më të ashpra në Rusi.

Evgenia Kara-MurzaArsyeja e transferimit në Siberi, lidhet me faktin se ai është shpallur vazhdimisht si shkelës i rregullave teksa vuante dënimin.

Për shembull sipas tyre, shkelje është se nuk e ka vendosur jastëkun në anën e duhur të krevatit apo nuk e ka mbërthyer mirë këmishën.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Besoj se qëllimi është të izolohen ata të burgosur që refuzojnë të rrinë të heshtur pas hekurave. Për vite me radhë Vladmir Kara-Murza ka qenë një prej kritikëve më të flaktë dhe të guximshëm te Kremlinit. 

Aktivizmi i tij u intensifikua në 2015 pasi u shërua nga ai qe e cilësoi helmim i qëllimshëm. Zëri i fortë kundër Putinit nuk heshti në asnjë rast, veçanërisht pas luftës në Ukrainë.

Vladimir Kara-Murza Ky regjim që ka pushtetin, është jo vetëm i korruptuar, jo vetëm autoritar. Ai është një regjim vrasësish. Kara-Murza është një prej disa personaliteteve kyçe të opozitës, përfshirë atë më të njohurin, Aleksi Navalni, të cilët janë mbyllur në izolim ndërsa presidenti Putin shtrëngon kontrollin ndaj pushtetit.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Bashkëshortja Evgjenia, thotë se 2 vite prej arrestimit të tij, ka zhvillua vetëm 7 telefonata të shkurtra me të shoqin.

“Telefonata e fundit erdhi pak para vitit të ri. E paranë më shumë se gjysmë viti. Duhej t’ia rrëmbeja telefonin një prej fëmijëve pas 5 minutash për t’ia dhënë të tjerëve pasi doja që të tre ata të flisnin me babain.”

Është e dhimbshme për familjen e tij dhe për Rusinë, thonë kritiket, kjo frikë në rritje e Kremlinit nga çdo sfidë politike.

Rruga Press

YouTube player