KryesoreLajme

Aksioni kundër strukturave paralele në Pejë, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale paralele në Pejë, Klinë dhe Istog

Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Tutje Sveçla tha se me këtë rast në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

“Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj.

Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  165 ditë protestë - Sot protestë kombëtare në Tiranë, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës
YouTube player