KryesoreLajme

Iu vodhën 1000 euro. Hajduti u kap, qytetari i Graçanicës lavdëron punën e Policisë së Kosovës dhe të QKUK-së

Rastet e grabitjes janë shtuar në Komunën e Graçanicës. Të paktën kështu thotë një banor i komunitetit joshumicë i cili para dy javësh është përballur me një rast të grabitjes. Ai është shprehur i kënaqur me reagimin e Policisë së Kosovës në këtë rast por edhe me shërbimin që ia ofruan në QKUK.

Ishte mesnatë kur persona të maskuar u futën në shtëpi ku po qëndronte Jefta Aksiq, banor i Graçanicës. Ai thotë se iu vodhën të gjitha paratë që i siguroi nga puna në Malin e Zi, ndërsa thekson se i njeh edhe hajdutët.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

“Ishte ora 12 e natës. Isha në shtëpi te shoku im. Kanë hyrë dy persona me maska. Thanë “plaçkitje, plaçkitje”. Kanë qenë 1000 euro, mjetet që unë kam punuar që të paguaja rrymën e gjëra të tjera. Tash nuk kam para, asgjë”, tha Jefta Aksiq, banor, ish- boksier.

Pas grabitjes, Aksiq pësoi edhe atak në zemër. Megjithatë, shprehet i kënaqur me shërbimin në QKUK dhe me reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për t’i arrestuar hajdutët.

“Policia menjëherë i ka kapur hajdutët. Edhe shërbimi në QKUK ka qene ne rregull”, tha Aksiq.

Sipas raportit të punës nga Policia e Kosovës, numri i vjedhjeve për vitin 2023 ishte 4,164, vjedhje të rënda 2,747, kurse janë regjistruar 93 raste të grabitjeve.

Rruga Press

YouTube player