Iu shemb shtëpia, revoltohet nënë Liza: Po fle në rrënoja, me Veliajn po hyjmë në gropë jo në Europë. Po qe burrë të vijë këtu
Liza Marku një nga banoret që i është shembur shtëpia në zonën e “5 Majit” ka qenë e pranishme ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për shembjen e banesave te “5 Maji” në Tiranë.
Marku në fjalën e saj është revoltuar ndaj Kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ky i fundit nuk i është përgjigjur asnjë prej kërkesave të banorëve që ia kishin nisur për 4 muaj rrjesht.
Ajo tha se që prej ditës që iu shemb shtëpia fle në rrënoja, ndërsa kërkon me çdo kusht që t’i jepet një shtëpi me parametrat e asaj që iu shemb.
Liza Marku: Punuam një jetë të tërë. Se kam ditur që do përballem me policinë e shtetit. E kam ditur që do vdes por se kam ditur që do vij këtu. Ne nuk kemi qenë në kundërshtim me projektin, ne kemi kërkuar që të vijë Veliaj dhe të na caktoj një kontratë të rregullt. I bëmë thirrje 4 muaj dhe nuk erdhi asnjë ditë. Mua s’më rren dot as Veliaj, as Rama dhe as njeri. Duam drejtësi. S’jemi as afganistanë as serb me na nxjerrë jashtë. Nuk po japin dum se çfarë po bëhet në këtë shtet. Unë flej akoma nën rrënoja. Ne kemi qenë familjarë të rregullt, kemi paguar taksa dhe të gjitha. Unë ia dua metrat e shtëpisë një më një, asnjë cm më shumë e asnjë më pak. Më kanë nxjerrë 4 policë. 4 policë me një plakë, është turp për shtetin shqiptar.
Ajo tha se me këtë shtet që kemi ne nuk futemi dot në Evropë.
Liza Marku: Policia ishte bërë shtetrrethim. 1300 policë me 30 vetë. S’më lanë të marrë asgjë brenda shtëpisë. Ne kujtojmë se po hyjmë në Europë por jemi te hy në gropë. Me këtë Kryetar Bashkia ne po hyjmë në gropë. Erion Veliaj po qe burrë të vijë këtu.
Rruga Press