KryesoreLajme

Iu mohua pjesëmarrja në konferencën e Beogradit, Bislimi: Sinjal që Serbia nuk dëshiron normalizim të raporteve

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është deklaruar para mediave me t’u futur në territorin e Kosovës pasi e kishte të pamundur të realizojë vizitën e planifikuar në Beograd.

Bislimi ka thënë se kishte pasur në plan  të merr pjesë  në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”.

Bislimi tha se rreth 85 kilometra para se të arrinte në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, policia serbe e kanë njoftuar se vizita duhet të ndërpritet për shkak se delegacionit të Kosovës nuk mund t’i ofrohej siguri.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

“Ne kemi paraqitur kërkesën para organeve shtetërore serbe qysh nga java e kaluar dhe gjithçka ishte në rregull. Edhe sot gjithçka ishte në rregull derisa në një moment të caktuar na është thënë se Serbia nuk mund të na ofrojë siguri, apo siguria ka qenë e cenuar”.

“Për neve ky kthim është një sinjal se Serbia nuk është e gatshme të punojë për normalizimin e marrëdhënieve. Është paradoksale që në një konferencë për sigurinë, Serbia pranon se ka njerëz që cenojnë sigurinë dhe pranon se është e dobët për të ofruar siguri për pjesëmarrësit”.

Lexo më shumë  Ministrja Rizvanolli: Kosova krenohet me rritjen e përqindjes së grave të punësuara, 40 për qind e vajzave përfshihen në tregun e punës

Bislimi thotë se arsyeja është tërësisht tjetër, pasi sipas tij në plan ka qenë që të ofrohen informacione nga Kosova për të vërtetën e zhvillimeve.

“Ju e dini që qytetarët në Serbi i janë ekspozuar një propaganda të tmerrshme sa i përket situatës në Kosovë. Si duket ka pasur rezistencë të fortë në Serbi për pjesëmarrjen tonë”, tha ndër të tjera Bislimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *