Bota

Iu deshën 10 muaj, por Putini për herë të parë përdori termin “LUFTË” që kur nisi pushtimin e Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin të enjten përdori fjalën “luftë” për t’iu referuar luftës në Ukrainë, hera e parë që ai ka përdorur këtë term ndryshe nga përshkrimi i tij i hartuar me kujdes gjatë kësaj kohe duke quajtur pushtimin si një “operacion special ushtarak”, 10 muaj pasi filloi.

“Qëllimi ynë të ndryshojmë rrjedhën e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”, tha Putin në një konferencë në Moskë.

Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar atë që po ndodh në Ukrainë, ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një ligj censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit “të rremë” rreth pushtimit, me një dënim deri në 15 vjet burg për këdo që dënohet.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Kështu që përdorimi i këtij termi nga Putin nuk kaloi pa u vënë re.

Nikita Yuferev, një ligjvënës komunal nga Shën Petersburg, i cili u largua nga Rusia për shkak të qëndrimit të tij kundër luftës, tha të enjten se ai iu kishte kërkuar autoriteteve ruse të ndjekin penalisht Putinin për “përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë”.

“Nuk kishte asnjë dekret për t’i dhënë fund operacionit special ushtarak, nuk u shpall luftë”, shkroi Yuferev në Twitter. “Disa mijëra njerëz tashmë janë dënuar për fjalë të tilla për luftën.”

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Një zyrtari amerikan i tha CNN-it se vlerësimi i tyre fillestar ishte se komenti i Putinit nuk ishte i qëllimshëm dhe me gjasë ishte rrëshqitje. Sidoqoftë, zyrtarët do të vëzhgojnë nga afër për të parë se çfarë thonë figurat brenda Kremlinit për këtë në ditët në vijim.

Mijëra njerëz janë vrarë, fshatra të tëra janë zhdukur dhe miliarda dollarë infrastrukturë janë shkatërruar që kur Putini filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Atë ditë, Putin përdori termin “operacion special ushtarak” për të përshkruar sulmin e tij. Ai e ka cilësuar brutalitetin e vazhdueshëm si një fushatë “denazifikimi” – një përshkrim i hedhur poshtë nga historianët dhe vëzhguesit politikë – dhe e ka përshkruar gjithnjë e më shumë pushtimin e paprovokuar të Rusisë si një shkak patriotik dhe pothuajse ekzistencial.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *