BallinaLajme

Italia shtrëngon masat për Krishtlindje, Policia kontroll shtëpi më shtëpi për të respektuar rregullat e COVID-19

Për festat e fundvitit, Roma e cilësuar tashmë si zonë e kuqe do të ketë shtrëngim të masave.

Autoritetet policore do të vijojnë kontrollet edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve italianë.

Policia kryeqytetase është duke përgatitur një plan për të vijuar kontrollet gjatë festave të fundvitit  jo vetëm në rrugët e qyteti por edhe nëpër shtëpitë e banorëve duke monitoruar sesa respektohen rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Kjo fundjavë  autoritete do fillojnë me një provë e asaj që do të vijë,  në këto dy ditë në rrugët e kryeqytetit do të ketë më shumë se 1200 agjentë për të kontrolluar mbi të gjitha ambientet e qytete.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Kosova një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime

Autoritetet theksojnë se një klub nate u mbyll pasi nuk respektoi rregullat anti-Covid, dhe një grup personash u gjobitën me nga 400 euro secili.

Edhe pse do të jetë e vështirë por jo e pamundur, autoritetet policore në kuadër të respektimit të distancës sociale do të shkojnë me iniciativën e tyre shtëpi për shtëpi, për të kontrolluar nëse nuk ka më shumë se dy të ftuar në tryezë.

Lexo më shumë  ‘Panairi i produkteve tradicionale’, Kryeministri Kurti: Investimet e bëra po ia kthejnë shkëlqimin e dikurshëm Janjevës

Efektivët e policisë do t’i kushtojnë vëmendje të menjëhershme edhe ndërhyrje të shpejtë çdo raportimi apo ankese nga qytetarët në lidhje me situatat me rrezik nga Covid, siç janë mbledhjet në shtëpi ose në rrugë.

Duke filluar nga data 24 do të ketë më shumë se 1200 oficerë të policisë komunale në rrugët e qytet ndërsa gjobat do të varjojnë nga 400 euro deri mbi 4 mijë euro.

Rruga Press

YouTube player