Bota

Italia lehtëson masat për lëvizjen me Shqipërinë, por kërkon karantinë për 5 ditë

Italia lehtëson kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi, por fut minikarantimin 5 ditor.

Italia ka vendosur rregulla të reja antiCovid për lëvizjet me vendet ekstra europiane e ekstra zonës Schengen.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur draftin e ri ligjore i cili hyn menjëherë në fuqi, publikuar në Gazetën zyrtare e duke iu përcjellë autoriteteve të kontrollit në të gjitha pikat kufitare, sipas OraNews.

Shqipëria është klaisifikuar në listën D ku janë renditur dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi e vendet SHBA, Ukraina, Singapore, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbaxhajn, Japoni, Moldavia, Katar , Irlandë e Veriut etj.

Kushti

Hyrja në Itali e personave që vijnë nga territoret e këtyre vendeve apo që kanë tranzituar në këto vende, do të lejohet kundrejt këtyre kushteve.

Lexo më shumë  ShBA- ja paralajmëron Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të armatosur! Duan të testojnë NATO-n

Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, e në çdo pikë kontrolli tokësor,  të formularit të lokalizimit të udhëtarit, në format dixhital apo në letër.

Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, apo në çdo pikë kufitare tokësore, të rezulatit negativ të tampnit antigjenikë o molekular anticovid jo më shumë se 72 orë para nisjes.

Ky afat kohor është reduktuar në 48 orë për ata që mbërrijnë nga Britania e Madhe e Irlanda e Veriut.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore italiane bëjnë të detyrueshme minikarantinimi me besim për 5 ditë, pranë adresën që çdo udhëtarë nga Shqipëria, nga Kosova e nga vendet e tjera të përfshira në këtë listë kanë regjistruar, shoqëruar me një tampon pas përfundimit të këtij afati.

Lexo më shumë  Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë

Rezultati negativ i tamponit do të lejojë daljen nga autokarantinimi 5 ditor.

Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Udhëtimi në territorin italain me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor, por kërkon zbatimin e dy rregullave të tjera.

Drafti

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *