Bota

Italia konfiskon superjahtin e një oligarku rus

Autoritetet italiane kanë konfiskuar superjahtin e një miliarderi rus, i cili është përfshirë në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Anija e quajtur ‘A’, i përket miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, i cili ka edhe kompaninë EuroChem Group dhe atë të thëngjillit, SUEK.

Jahti, i cili besohet se ka vlerën e rreth 578 milionë dollarëve, është më i madhi në botë, ka thënë Qeveria italiane.

Lexo më shumë  Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Zyrtarët policorë e kanë konfiskuar atë më 11 mars, ka thënë agjencia e lajmeve, ANSA.

Javën e kaluar, Policia italiane ka konfiskuar vila dhe jahte në vlerë të 156 milionë dollarëve nga pesë rusë të profilit të lartë, të cilët po ashtu janë sanksionuar nga blloku evropian./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *