Bota

Italia ashpërson masat: Blindohen kufijtë, anulohen festat e fundvitit në qytete

ITALI- Italia ka ashpërsuar masat kundër variantit të ri omicron. Mediat e huaja raportojnë se nga dita e sotme do të shtohen kategoritë e personave që duhet të kryejnë vaksinimin e detyrueshëm. Masat e reja përfshijnë blindimin e kufijëve, anulimin e festave në qytete dhe reduktimin e vlefshmërisë kohore të testeve anti-Covid.

Qytetarët e vaksionuar që udhëtojnë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian drejt Italisë duhet të prezantojnë tampon anti-Covid negativ në pikat kufitare, për jo të vaksinuarit që udhëtojnë nga vendet komunitare bëhet i detyrueshëm karantinim 5 ditor e tamponi negativ e rinovohet afatit kohor për masat ndaj qytetarëve ekstrakomunitarë që udhëtojnë drejt Italisë. Për shtetasit shqiptarë hyrja në territorin italian është e ndaluar deri më 31 janar 2022 e lejohet vetëm për motive pune, studimi, shëndeti e rikthim në banesën e rezidencës në Itali.

Lexo më shumë  NASA zbulon në Madagaskar shkëmbinj 600 milionë vjeçarë që ngjajnë me sipërfaqen e Hënës

“Kemi fituar një normalitet që e kemi paguar shtrenjtë me rreth 135 mijë viktima, e do ta mbrojmë fort me të gjitha mjetet që kemi në duar”,-ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi.

Ndaj masave të qeverisë Italiane kanë reaguar institucionet europiane, sipas të cilëve ky vendim i Italisë kundërshton vendimin e mëparshëm të tyre për një Green Pass europianë për të gjitha vendet anëtare.

Lexo më shumë  Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, por skeptike nëse Moska do ta respektojë atë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *