Bota

Italia ashpërson masat: Blindohen kufijtë, anulohen festat e fundvitit në qytete

ITALI- Italia ka ashpërsuar masat kundër variantit të ri omicron. Mediat e huaja raportojnë se nga dita e sotme do të shtohen kategoritë e personave që duhet të kryejnë vaksinimin e detyrueshëm. Masat e reja përfshijnë blindimin e kufijëve, anulimin e festave në qytete dhe reduktimin e vlefshmërisë kohore të testeve anti-Covid.

Qytetarët e vaksionuar që udhëtojnë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian drejt Italisë duhet të prezantojnë tampon anti-Covid negativ në pikat kufitare, për jo të vaksinuarit që udhëtojnë nga vendet komunitare bëhet i detyrueshëm karantinim 5 ditor e tamponi negativ e rinovohet afatit kohor për masat ndaj qytetarëve ekstrakomunitarë që udhëtojnë drejt Italisë. Për shtetasit shqiptarë hyrja në territorin italian është e ndaluar deri më 31 janar 2022 e lejohet vetëm për motive pune, studimi, shëndeti e rikthim në banesën e rezidencës në Itali.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Kemi fituar një normalitet që e kemi paguar shtrenjtë me rreth 135 mijë viktima, e do ta mbrojmë fort me të gjitha mjetet që kemi në duar”,-ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi.

Ndaj masave të qeverisë Italiane kanë reaguar institucionet europiane, sipas të cilëve ky vendim i Italisë kundërshton vendimin e mëparshëm të tyre për një Green Pass europianë për të gjitha vendet anëtare.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *