Bota

Italia anulon festimet për Vit të Ri, Suedia u jep liri qytetarëve

Të gjitha festimet publike për Viti të Ri janë anuluar në Itali dhe maska duhet të përdoren edhe në ambientet e jashtme.

Rastet në rritje të të infektuarve me Omicron kanë detyruar autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese, pavarësisht se gati 90% e italianëve janë plotësisht të vaksinuar.

Një datë për rregullin e ri të detyrimit për maskë ende nuk është publikuar nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Maskat do të jenë të detyrueshme edhe jashtë dhe ne po parashikojmë një dispozitë që kërkon një maskë të tipit FFP2, për zona të caktuara si transporti në distanca të gjata, transporti publik lokal, kinematë, teatrot, muzetë, eventet  sportive të brendshme dhe madje edhe stadiume”, u shpreh Roberto Speranza, ministër italian i Shëndetësisë.

Lexo më shumë  Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

Nga e hëna, Danimarka do t’u kërkojë të huajve që hyjnë në vend një test negativ Covid-19 pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.

Shkollat, teatrot dhe vendet argëtuese janë mbyllur, por falë vaksinave përforcuese qeveria daneze nuk mendon se një bllokim i plotë është i nevojshëm.

Nivelet e larta të vaksinimit po lejojnë që në Suedi të mos pezullohen festimet e Krishtlindjes, pavarësisht rritjes së shpejtë të infeksioneve të reja dhe presioneve në sistemin e kujdesit shëndetësor.

“Falë vaksinës, njerëzit mund të festojnë Krishtlindjen me më të dashurit, si dikur. Falë punës për të vaksinuar sa më shumë njerëz dhe për t’i dhënë të gjithëve një dozë të tretë, ndoshta mund të presim kohë më të mira”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Hena Hallengren.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Në Rumani, mijëra punonjës mjekësorë janë në grevë për pagat, ndonëse një valë e re e Covid, po i afrohet vendit.

Frika për një kolaps të sistemit shëndetësor për shkak të Omicron është në rritje.

Rumania ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit në BE, me vetëm 40% të njerëzve të imunizuar plotësisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *