Bota

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Ushtria ruse do të duhet të vazhdojë të luftojë për të paktën 83 vjet të tjera, për të marrë nën kontroll 80 për qind të mbetur të Ukrainës, thotë Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Ky Institut thotë se Rusia duket se po përdor një metodë përparimi në Ukrainë bazuar në supozimin se lufta do të vazhdojë pafundësisht, dhe se ajo nuk ka nevojë të bëjë përfitime të rëndësishme territoriale në një operacion të vetëm sulmues.

Lexo më shumë  Kush po gënjen, Trumpi apo Putini? Lavrov: Askush nuk na ka pyetur për vendosjen e trupave paqeruajtëse evropianë në Ukrainë

Duke pasur parasysh këtë, ISW vlerësoi se do t’u duheshin forcave ruse të paktën deri në vitin 2108 për të kontrolluar të gjithë Ukrainën, duke supozuar se ato mund të mbajnë shkallën e tyre aktuale të avancimit dhe humbjet masive të personelit për një kohë të pacaktuar, gjë që thotë se nuk ka gjasa.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, organizata dhe ekspertë të sigurisë nga vendet perëndimore, kanë theksuar se ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë Kremlinit.

Lexo më shumë  Dodiku dënohet me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës politike

Madje deri më tani ekspertët vlerësojnë se Rusia ka humbur qindra mijëra ushtarë në fushëbetejë, sikurse edhe armë të ndryshme nga, aeroplanët, helikopterët e tanket. 

Rruga Press

YouTube player