BotaKryesore

Dodiku dënohet me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës politike

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës politike, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiq, është liruar nga të gjitha akuzat.

Lexo më shumë  Raporti alarmant: Shqipëria humb mbi 1-mld euro në vit nga korrupsioni, me këto ritme pritet të shkojë deri në 4.8 mld

Në pritje të vendimit, në Banjallukë është mbajtur një protestë si shenjë mbështetjeje për Dodikun.

Disa janë parë duke mbajtur mbishkrime “Dënimi i presidentit, sulm ndaj Republikës Sërpska” dhe “Sërpska është krenaria jonë, presidenti mbrojtësi ynë”.

Dodiku është parë të mërkurën duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska në Banjallukë, i cili ka mbajtur seancë para shpalljes së aktgjykimit. Më herët ai kishte thënë se nuk do të paraqitet në shpalljen e aktgjykimit para Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë. /REL

Lexo më shumë  Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t
YouTube player