BallinaLajme

Ishte shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, COVID-19 i merr jetën zbuluesit të “tulipanit shqiptar”

Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 64-vjeçare, drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi.

Hallaçi, biolog dhe ambientalistit i njohur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar dhe zbulues i “Tulipanit Shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit”.

Ai prej dy javësh ishte i shtruar tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim për virusin.

Lexo më shumë  Hapet thirrja për grante për ndërmarrjet e vogla e të mesme

Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkruajnë se ai ishte një njeri fisnik familjar model, biolog, ambientalist, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën e verilindjes.

“Besniku ishte një prind shembullor, një mik dhe shok i jashtëzakonshëm, një burrë fisnik, që shquhej për përkushtim e devotshmëri ndaj punës dhe miqve të shumtë” shkruajë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij duke i shprehur ngushëllime familjes së tij.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti viziton fermerët dhe bletarët: Mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues në katër vjet

Për humbjen e biologut të njohur Kuksianë ka shkruajtur edhe Prefekti I Qarkut Kukës Zenel Kuçana.

“Lajm i trishtë , për humbjen e jetës së biologut pasionant e drejtuesit model në rrethin e Kukësit, ngushëllime familjes , të afërmeve , shokëve e miqve të tij. Lamtumirë Besnik Hallaçi , paç dheun e lehtë”.

Rruga Press

YouTube player