Lajme

Ish-zv/ministrja Rovena Voda del para GJKKO, afera u zbulua në dosjen e prokurorit të Kukësit, motër e vëlla të përfshirë në korrupsionin e zyrtarëve të lartë

YouTube player

Ish-zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda ka dalë sot para trupës gjykuese të GJKKO, ku pritet të njihet me masën e sigurisë që do të caktohet për të. Voda aktualisht është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ajo u paraqit sot në ambientet e GJKKO e shoqëruar nga një patrullë policie, të cilët kanë bërë shoqërimin e saj në gjykatë. Ish-zv.ministrja doli nga makina dhe hyri direkt për në GJKKO, pa u ndalur tek gazetarët që kanë qëndruar të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës.

Ndërkohë që janë zbuluar edhe të tjera informacione sesi u bë zbulimi i dosjes për të cilën akuzohet Rovena Voda. Rezulton se Voda është zbuluar gjatë përgjimeve të prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi, i cili gjithashtu akuzohet se ka marrë 2 mijë euro nga biznesmeni Emirjan Beu.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Beu është vëllai i Florida Beut, avokatja nga Durrësi që kërkoi punë në ministri me ndihmën e Vodës. Në 2019-ën, kur po hetohej Karriqi, përgjim pas përgjimi, SPAK përfundoi se ish-zv.ministrja e cila akuzohet se ka marrë 1 mijë euro cash, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk.

A shkoi deri në fund punësimi i Beut? Jo. Procedura ngeli në mes, ndërkohë që SPAK pretendon se i ka të filmuara momentet kur ish-zv/ministrja ka marrë paratë, telefonin dhe peshkun. Sipas SPAK, ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Bashkë me Vodën, në gjykatë sot janë edhe avokatet Florida Beu dhe Majlinda Hasani. Ato akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /dosja.al/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *