Lajme

Ish-ushtari serb i Bosnjës arrestohet nën akuzën për përdhunim gjatë luftës

Policia arrestoi ish-ushtarin e Ushtrisë Serbe të Bosnjës Radovan Veljoviç me akuzën e kryerjes së përdhunimit dhe abuzimit seksual gjatë luftës në 1992 në zonën e Focës të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Oficerët nga Agjencia Shtetërore Për Investigim dhe Mbrojtje arrestuan Radovan Veljoviç të mërkurën në zonën e Focës në Bosnjën dhe Hercegovinën juglindore.

Lexo më shumë  Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

“I dyshuari është nën hetim nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe akuzohet se ka kryer veprën penale të krimeve kundër njerëzimit në zonën e Focës në 1992 si anëtar i Ushtrisë së Republikës Srpska”, tha prokuroria shtetërore në një deklaratë.

Deklarata tha se aktakuza e akuzon Veljoviçin për kryerjen e përdhunimit dhe abuzimit seksual.

I dyshuari i është dorëzuar prokurorisë për ta marrë në pyetje. Kjo e fundit më pas do të marrë një vendim se çfarë veprimesh të mëtejshme do të ndërmerren në këtë rast./balkan/

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *