Bota

Ish-udhëheqësi i opozitës ruse tregon nga qelia: Të burgosurve u shqyejnë thonjtë

 Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i burgosur, ka frikë se do të dërgohet në një burg ‘torturues’ të njohur për dhunën seksuale kur dënimi i tij i ri të hyjë në fuqi.

“Kam dëgjuar thashetheme se do të transferohem në koloninë e sigurisë së lartë në Melekhovo, ku të dënuarve u hiqen thonjtë”, -shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Sipas Daily Mail, burgu ku ai do të kryej dënimin Melekhovë njihet për rrahjet brutale dhe përdhunimet e të burgosurve meshkuj.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave, pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Në muajin shkurt ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë. Ai qëndroi për disa kohë në një spital jashtë vendit dhe sapo u kthye në Rusi u arrestua.

Navalny u dënua me nëntë vite të tjera në një burg të sigurisë maksimale në mars.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *