Bota

Ish-spiuni britanik publikon pretendimet që e lidhin Trumpin me Rusinë

Ish-spiuni britanik, Christopher Steele, ka folur për gjurmimet e tij rreth pretendimeve që ish-presidentit i SHBA-së, Donald Trump dhe atij aktual të Rusisë, Vladimir Putin, mund të kenë pasur lidhje të fshehta përgjatë kampanjës zgjedhore të 2016-s.

Steele deklaroi se, e para ishte që rusët po interferonin në kampanjën zgjedhore dhe e dyta, lidhjet ishin mes Trumpit dhe Rusisë zyrtare.

Lexo më shumë  Kallas për sulmin e dyshuar rus ndaj aeroportit gjerman: Terrorizëm i sponsorizuar nga shteti

Hulumtimi i Steele u financua nga demokratët, duke shtuar se informatat i ka nga një grumbull burimesh, raporton AP.

Në vitin 2019 ishin ngritur dyshime se ekziston një video-kasetë ku shihet ish-presidenti Trump në një hotel në Rusi, duke shikuar dy prostituta teksa “urinonin në shtratin e Obamëve”. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në 2013-n kur Trump po vizitonte Moskën për të ndjekur “Miss Univers”.

Lexo më shumë  Gjermania teston një raketë me rreze veprimi prej 500 km një ditë pas përshkallëzimit të madh me Rusinë

I pyetur se ekziston kjo kasetë, ish-spiuni ka thënë se mund të jetë diku, por që nuk është i sigurt plotësisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *