Bota

Ish-shefi i CIA-s paralajmëron luftë me Rusinë

Ish-shefi i CIA-s dhe ish-sekretar amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta ka paralajmëruar se konflikti me Moskën mund të çojë në luftën Rusi-Perëndim.

Sipas tij, mjafton një raketë e lëshuar pa dashje që të çojë Perëndimin dhe Rusinë në një luftë katastrofike, shkruan Spiegel.

Sot lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 21 të betejës, me forcat ushtarake ruse që kanë kapur një spital në Mariupol dhe po mbajnë peng 500 ukrainas, duke i përdorur ata si mburoja ndërsa sulmet në qytetin jugor vazhdojnë.

Forcat ruse mblodhën 400 njerëz nga shtëpitë në spitalin numër dy të portit detar, së bashku me 100 mjekë dhe pacientë që ishin brenda dhe po refuzojnë t’i lënë ata të largohen, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Terrori erdhi si përgjigje ndaj evakuimit të furishëm diku tjetër në Mariupol, me rreth 20,000 njerëz që u larguan nga qyteti i rrethuar përgjatë një korridori humanitar, të cilat pretendohet se janë kalime të sigurta që lejojnë civilët të ikin nga Ukraina.

Mes ditëve të bombardimeve të pamëshirshme, një eksod masiv i civilëve me të paktën 4,000 makina u largua nga porti detar. Megjithatë, shumë të tjerë përfunduan në Rusi – pasi udhëtuan drejt lindjes përmes korridorit humanitar të Kremlinit, në rajonin e Rostovit. Nuk dihet se sa ukrainas morën këtë rrugë.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Por ndërsa familjet nxituan të arratiseshin, pati skena të dëshpëruara në spitalet e Mariupolit, të cilat vazhdojnë të jenë nën sulmin e forcave të Putinit. Në spitalin numër tre të qytetit, një foto mallëngjyese tregonte fëmijë të vegjël të lindur para kohe që kishin mbetur pa prindër. Dhe në spitalin numër dy, i njohur gjithashtu si spitali i kujdesit intensiv, trupat ruse po përdorin njerëzit si mburoja tha Kyryklenko: “Është e pamundur të largohesh nga spitali, ata po qëllojnë fort”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *