Bota

Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

Vendet anëtare të NATO-s duhet të përdorin mbrojtjen ajrore në Evropën Lindore për të rrëzuar raketat dhe dronët rusë që synojnë Ukrainën, tha ish-shefi i NATO-s.

Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s midis viteve 2009-2014, tha se raketat nga vendet fqinje të NATO-s si Polonia dhe Rumania do mund të zmbrapsnin sulmet ajrore ruse drejt Ukrainës.

Siç raportohet, disa vende anëtare të aleancës si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca, kanë vendosur aeroplanë luftarakë për të përforcuar mbrojtjen ajrore të Izraelit të rrëzojë dronët dhe raketat iraniane.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi

Andaj, sipas Rasmussen, aleanca ushtarake mund ta bëjë “saktësisht të njëjtën gjë” për të ndihmuar Ukrainën, shkruan yahoonews.

Ai shkoi më tej duke sugjeruar se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s mund të lidhen me ato të Ukrainës.

Ish-sekretari shtoi se kjo përpjekje do ta mbronte Ukrainën, industrinë e saj të mbrojtjes, si dhe do të shmangte dërgimin e trupave të NATO-s në territoret ukrainase.

Ndryshe, deri më tani shumica e anëtarëve të aleancës e kanë kundërshtuar dërgimin e trupave në Ukrainë dhe shënjestrimin e sulmeve ajrore ruse nga territori i tyre.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

Në vend të kësaj, aleatët e Ukrainës i kanë dërguar asaj gati 118 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore ATACMS.

Madje, Pentagoni është deklaruar se “do të nxitojë” në dërgimin e sistemit raketor Patriot në Ukrainë, si pjesë e paketës së fundit ushtarake.

E ndërsa disa vende po dërgojnë municion në Ukrainë, të tjera po refuzojnë duke thënë se u duhen për të mbrojtur hapësirën e tyre ajrore.

Rruga Press

YouTube player