KryesoreLajme

Ish-Qeveria Haradinaj/ Bechtel Enka ishte pajtuar për 14.7 milionë euro, i mori 38 milionë më shumë

Katër ish-ministra të Qeverisë Haradinaj janë intervistuar nga hetuesia për aferën e pagesës së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Aktakuza e ngritur për këtë aferë të cilën e siguroi gazeta KOHA, do ta përballë ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me kolegët e tij të dikurshëm.

Një nga pretendimet kryesore të aktakuzës që siguroi KOHA, është që kompania “Hill” e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës ka lëshuar opinion për pagesën e vetëm 14 milionë eurove, por që dyshohet që ish-ministri Lekaj nuk e ka prezantuar atë në Komitet dhe për shkak të “fshehjes” së tij janë paguar 53 milionë euro.

Udhëheqësi i ekipit të “Hill” për këtë projekt Georgois Papaioanou, ka konfirmuar që kishin lëshuar një opinion të tillë.

“‘Hill Internatcional’ i ka ofruar mendimin e vet Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me Briefing Package me datë 21.12.2017, i cila i është dërguar drejtpërdrejt kabinetit të ministrit Pal Lekaj… Andaj ky ishte opinioni ynë dhe po ashtu kishim propozuar që të bëhen analizat e vonesave për të qartësuar vonesat e mundshme nga Bechtel Enka”, ka deklaruar Papaionau.

Drejtori i projektit nga “Bechtel Enka”, Riyadj Alkhazraji, po ashtu ka bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale në fazën hetimore të këtij rasti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në 25-të vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Drejtësia për të nuk ka filluar ende

Ai ka deklaruar se për zgjatje të afatit të punimeve kishin filluar që të bisedojnë qysh në vitin 2015. Madje ai ka pranuar që vetë ata ishin pajtuar me Qeverinë e Kosovës që zgjatja e afatit me kosto shtesë prej 14.7 milionë eurosh të bëhej, por që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

“Dëshmitari ka deklaruar se diskutimi për këtë çështje ka filluar në vitin 2015 dhe ka zgjatur deri më 5.6.2018 kur edhe Qeveria ka marrë vendim për pagesë, konkretisht në vitin 2015 u ra dakord që të shtyhet afati dhe u diskutua që kostoja të jetë prej 14.7 milionë eurosh, por nuk u aprovua asnjëherë”, citohet deklarata e tij në aktakuzë.

Ish-ministri Lekaj e anëtarë të kabinetit të tij, edhe pse e kishin opinionin e kësaj kompanie që rekomandonte pagesë shumë të ulët, të njëjtin s’e kishin përcjellë kurrë as te kompania që ua kërkonte paratë, “Bechtel Enka”.

“Lidhur me vlerësimin e bërë nga ana e “Hill Internacional” për kosto shtesë prej 14.7 milionë eurosh lidhur me zgjatjen e afatit deri më 31.12.2018 që duhej të paguajë Ministria e Infrastrukturës, dëshmitari ka deklaruar se ai nuk qenë pjesë e diskutimeve”, thuhet tutje në aktakuzë.

Lexo më shumë  Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal lanson shërbimin e-komuna

Ndonëse mes Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa dhe “Bechtel Enkas” kishte marrëveshje në parim të pafinalizuar për zgjatje të afatit të punëve me kosto shtesë prej 14 milionë eurosh, Qeverisë pasuese, ajo e drejtuar nga Ramush Haradinaj, i kishin mjaftuar vetëm dy javë, që të finalizonin një tjetër marrëveshje për zgjatje të punëve, me ditë të njëjta shtesë, por me kosto financiare të papërcaktuar. Vetëm kur u bë nënshkrimi i këtij aneksi, kostoja e kërkuar nga “Bechtel Enka” u bë 63 milionë euro, e cila më pas ka zbritur në 53 milionë.

“Dëshmitari deklaron se me datë 27.9.2017 ishte nënshkruar marrëveshja në mes të palëve për zgjatje të afatit të punimeve deri më 31.12 2018”, thuhet në aktakuzë.

Qeveria Haradinaj ishte votuar më datë 9 shtator 2017.

Megjithatë përfaqësuesi i “Bechtel Enkas” ka pasur një koment për opinionin e “Hill International”. Ka thënë që kjo kompani nuk ishte kompetente të lëshonte opinione të tilla./Koha

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *