Bota

Ish-presidenti ukrainas me anti-plumb, rreshtohet krah ushtarëve: Do mbrojmë vendin

Ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko është parë mes qytetarëve në Kiev i veshur me uniformë ushtarake. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Poroshenko tha se situata në Ukrainë mbetet e tmerrshme teksa Rusia po rrethon kryeqytetin.

Ne jemi në qendër të Kievit për të mbrojtur Ukrainën”, tha Poroshenko i cili shfaqet i veshur me jelek anti-plumb. Ai tha se forcat ruse ishin pak më shumë se 2 km larg prej vendit ku ai ndodhet.

Lexo më shumë  Për herë të parë në histori, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka ndërtuar një çështje ndaj abuzimit të grave dhe vajzave

“Kjo është shumë e vështirë të shpjegohet. Çfarë do të thotë në shekullin e 21-të, në mes të Evropës, të zgjohesh nga sulmi me raketa ruse, nga sulmi ajror rus?” ai shtoi.

Ish-presidenti falënderoi gjithashtu komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen ndaj Ukrainës në luftë, duke theksuar se ajo shërben si “një demonstrim i madh që Ukraina dhe populli i saj nuk janë vetëm”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *